Fëmija kthen të ëmën në klloun për Halloween, por “maska” zgjati pak më shumë seç duhej

Një grua është bërë ‘e kuqe’ pasi vajza e saj e vogël i bëri grimin e festës së Halloween-it duke përdorur një buzëkuq të kuq që nuk hiqej.

Leanne Short u tmerrua kur zbuloi se trupi dhe fytyra e saj kishin marrë një ngjyrë tjetër vetëm prej vajzës 9-vjeçe, Rosie.

35-vjeçarja thotë se tualeti duket si një skenë vrasjeje pasi kaloi disa orë për të hequr të kuqen dhe ka lënë shenja kudo.

Rosie kishte qëllim të transformonte të ëmën në një klloun, por më pas ‘u dashurua’ me një ngjyrë dhe vazhdoi me të.

Edhe pse kaloi disa orë duke përdorur ujë, produkte për të fshirë grimin, sodë, madje dhe uthull, iu deshën dy ditë që të zhdukej plotësisht.

“Ishte një ngjyrues i kuq që mora në Primark dhe ndodhej në çantën time të grimit. Nuk e di nëse ra nga ajo çantë apo ishte diku tjetër, por vajza ime e mori dhe më tha se do më bëjë të kuqe. Nuk mund ti rezistoj asnjëherë fytyrës së saj kur më kërkon për diçka. Në fillim do më bënte vetëm buzët e kuqe, por më pas më bëri gjithë fytyrën. Unë u ula aty dhe ajo më tha, bëj një fotografi. Dukesha vërtetë e tmerrshme dhe vajza ime ndihej krenare”, tha Leanne.

Share With:
Translate »
936 Views