Fëmijë që vdesin urie, në një tokë me flori

Një krizë e fruthit dhe kequshqyerjes ka vrarë të paktën 72 vetë, kryesisht fëmijë, në provincën e largët të Indonezisë të Papua, shtëpia e minierës më të madhe të arit në botë.

Në një raport të bërë të ditur nga BBC, dëshmon se kriza ka vënë në qendër të vëmendjes një rajon të mbyllur për gazetarët për dekada dhe zbuloi dështime serioze të qeverisë.

Mungesa e ushqimeve, shërbimeve shëndetësore si edhe ujit të pijshëm ka ndikuar në këtë gjendje të vështirë që u ka marrë jetën fëmijëve.

Ndërsa po përhapej lajmi për shpërthimin e epidemisë së fruthit, Presidenti Joko Widodo urdhëroi ekipet ushtarake dhe mjekësore që të sillnin furnizime në fshatra të largëta.

Mjeket dhe stafi mjekësor kanë vaksinuar më shumë se 17,300 fëmijë dhe autoritetet deklaruan se shpërthimi i fruthit është nën kontroll.

Ushtria pohoi se po drejton një operacion monitorimi një vjeçar në zonë për të zbuluar se ku qëndron problemi,

Megjithatë, kreu i ekipeve mjekësore ushtarake pranoi se reagimi i Jakartës ishte i ngadalshëm.

Share With:



97 Views