Fëmijë të kushtueshëm/Zbulohet çmimi i karrocës që Zaimina ka zgjedhur për Khloe!

Duket se shifrat që po dëgjojmë së fundmi lidhur me shpenzimet e personazheve mbi veten nuk krahasohen aspak me të hollat e harxhuara për fëmijët e tyre. Ishte fillimisht Adelina Tahiri ajo që habiti me zgjedhjet e saj, pas publikimit të fotos së karrocës të punuar me detaje ari dhe dhomës së djalit me po të njejtit elementë. Ka qenë radha e Zaiminës për të tërhequr vëmendjen në këtë drejtim, e jo më kot.

 

Mbrëmja e djeshme e gjeti si të ftuarën e Ermal Mamaqit në emisionin e këtij të fundit, ndërsa Vasjari hyri në studio me karrocën e Khloe. Edhe pse në shumicën e rasteve do të shihnim dizenjo rozë apo diçka të përngjashme, Zaimina kishte preferuar të zezën për vogëlushen e saj. Materiali i lëkurës duket se ka ardhur me kosto të shumta, pasi çmimi i karrocës është vërtetë marramendës.

Po flasim për një shifër prej 1424 euro, shpenzim jo i pakët nga ana e Vasjarit. Duket se kjo e fundit nuk ka kursyer aspak për të bijën, e me siguri kjo është vetëm një pjesë e vogël e blerjeve për Khloe. Na surprizoi Zaimina…

Strolling with @mima_kids #mommylife @saintlondonshoes

A post shared by Zaimina Vasjari (@zaimina_vasjari) on

za

Share With:
Translate »
798 Views