Fëmijë të stresuar, këshilla për prindërit

Është shumë e rëndësishme që pritshmëritë e prindërve të jenë në koherencë me ato të mësuesit. Për shembull, ka prindër të cilët nuk ngulmojnë që fëmija e tyre të ketë notën me të lartë, por që ai të jetë një fëmijë që e shijon të qenit nxënës, të krijojë shokë të mirë, të shkojë në shkollë me dëshirë. Ndërkohë, mësuesi nga ky nxënës pret një notë më të lartë, angazhim më sistematik. Nëse këto nuk janë komunikuar më parë, atëherë kjo do konfuzonte fëmijën ndaj dy autoriteteve më të rëndësishme për të.

-Vëreni me kujdes sjelljen e fëmijës suaj! Pyetini ata shpesh rreth ditës së tyre, si shkoi shkolla sot? Si kalove me miqtë e tu? Si ndjehesh?

– Fëmijët modelojnë prindërit e tyre më së miri, prandaj bëni kujdes në ato që manifestoni gjatë kohës me ta.

-Fokusohuni te pozitivja. Bindja ime është që ka gjithmonë një të mirë të mundshme në çdo të keqe!

-Bashkohuni me ta në ato emisione televizive që ata duan të shohin dhe diskutoni me ta tematikat e përcjella.

– Ushqeni tek ata ndjesinë e sigurisë te vetja. Fëmijët tuaj janë të suksesshëm me ndihmën tuaj, por ata bëhen kampion kur ia dalin vetë.

-Luani me ta një lojë të drejtë, mos bëni hile!

Share With:



151 Views