Fëmijës që humba!

Ndjeva që ishte një lindje e lehtë. Nuk e prisja, por ashtu ishte. Dhimbjet u larguan menjëherë nga dashuria e papërshkrueshme që pushton një nënë, momentin e parë që mban në krahë beben e saj. Fuqia e asaj ndjenje, s’krahasohet me asgjë, me asgjë. Ajo çfarë nuk prisja të ndjeja ishte gëzimi dhe dëshira e madhe për të festuar. S’prisja të ndjeja atë lloj gëzimi.

Ndërkohë që pyesja veten pse akoma nuk po qaja, një hije erdhi rreth meje teksa të thoja se dukeshe mjaft e bukur për të vdekur brenda trupit tim. Pastaj, realiteti më goditi shpejt. S’do ta dëgjoja kurrë të qarën tënde plot jetë. E dija këtë para se të lindja, por ndjesia që pata ishte krejt ndryshe.

Mamitë na lanë vetëm dhe ne të morëm në krahë, unë dhe babai yt. Fjetëm për disa orë me ty dhe pastaj, dolëm nga spitali duar bosh.

Nuk e përshkruaj dot sa trishtim kishte brenda asaj ndjenje. As nuk dua të shkruaj për të. Thjesht kujtoj entuziazmin e prindërve të rinj, krenarë që mbanin krijesën e tyrenë duar. Nxitimi i tyre për të lënë spitalin dhe për të nisur një jetë të re. Ah, sa do të doja të isha si to.

U kthyem në shtëpi bosh. Barku më dikur sikur ende levizte nga goditjet e tua. Zgjohesha kur ti qaje, por në të vërtet, s’ishe kurrë aty.

Sot, kanë kaluar shumë vite. Dua të besoj që ti je ai ëngjëlli që rri mbi shpatullën time, njësoj siç mamia të përshkroi kur të pa. Dua të besoj që ti pushon bashkë me gjyshërit e tu, përjetësisht në paqe.

Unë dështova! Nuk të dhashë dot një jetë. Akoma nuk e di përse dhe ndoshta s’do ta di kurrë. Thjesht gjërat shkuan shumë keq. Më fal, bija ime e shtrenjtë.

I kam bërë vetes dhe ty një premtim. Hija e vdekjes tënde, të mos e shuaj kurrë dritën e jetës së shkurtër që pate. Për aq pak kohë që ti ekzistove brenda meje, ne jetuam, dy zemra si një e plotë. Unë akoma e ndjej që je gjallë. Ti ishe e destinuar për të qenë, edhe pse për një kohë të shkurtër.

Përjetësisht, do të mbaj si pishtar dashuri emrin tënd!

*Shënim: Kjo letër është përshtatur nga The Guardian

Share With:
Translate »
483 Views