Fëmijët britanikë mund të bien në kurthin e aplikacionit të ISIS

Fëmijët e britanikë të moshave nga 4 deri në 14-vjeç janë vënë në shënjestër të ISIS. Një aplikacion app drejtshkrimor i ISIS që përmban fotografi të plumbave, raketave dhe armëve, ka për qëllim që të rekrutojë në rrethin e tij nxënësit britanikë.

Aplikimi u sugjerua për studentët në një shkollë të Studimeve Islamike në Londër të cilët po mësojnë shkrimin arab pasi një mësuese kërkoi rekomandime duke përdorur “Facebook”.
Në imazhet e aplikacionit të ISIS kishte fjalë të tilla si ,(raketë, astmë, sëpatë.. etj).
Shkronja arabe ‘D’ përfaqësonte fjalën ‘dababa’ – ose tank – dhe e tregonte së bashku me një fotografi të një automjeti të blinduar. Një video promovuese për produktin tregon fëmijët e vegjël që përdorin aplikacionin në tableta.

Fëmijët britanikë, po vihen në shënjestër nga ISIS-i, që me shkronjën “B” përshkruajnë një plumb, me “R” një raketë dhe me “G” një armë.
Zyrtarët kundër terrorizmit u njoftuan për aplikacionin kur një mësuese femër kërkoi rekomandime dhe ua sugjeroi fëmijëve që ta përdornin.
Mësuesja me emrin e rremë Safiyyah Huyay, ishte duke ua mësuar fëmijëve këtë aplikacion.

Share With:



128 Views