“Fëmijët do shohin dritë, tani do më bien kockat rehat”, një tjetër familje shqiptare lë skamjen e bëhet me shtëpi

Pak javë më parë, kryeministri Rama vizitoi familjen e Niko Ahmetit në fshatin Vajzë të Vlorës. Sikundër duket edhe nga pamjet, familja jetonte në një banesë të rrënuar.


Por jeta e tyre tashmë ka ndryshuar, sa hap e mbyll sytë. Eshtë kryeministri Rama, i cili ndan këtë lajm me të gjithë qytetarët, duke dëshuar një realitet tjetër për këtë familje.

Shtëpia është rindërtuar nga e para, duke u ofruar familjarëve një jetë komode. Por nuk përfundon me kaq, pasi edhe djemtë e familjes kanë nisur kurset në shkollat profesionale.

Share With:
Translate »
588 Views