Fëmijët e Fildesit i bëjnë dhuratën e përjetshme të ëmës së ndjerë

Një pemë në nderim të nënës së tyre nga dy fëmijët e mbetur jetimë.

Gjykatësja Fildeze Hafizi e cila u ekzekutua nga bashkëshorti i saj Fadil Kasemi me 31 gusht të vitit 2017, ka lënë pas dy fëmijë të cilët pas vrasjes të së ëmës jetonin me dy gjyshërit me qira në një banesë të vjetër e në kushte të vështira ekonomike.

Por Bashkia e Tiranës, asokohe, përmes Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale, u angazhua që të plotësonte dokumentacionin për heqjen e kujdestarisë së babait që është në burg dhe dhënien e kujdestarisë me vendim gjykate tezes së fëmijëve. Nga dhënia e kujdestarisë përfitoi secili prej dy fëmijëve nga 9 000 lekë në muaj. Gjithashtu, fëmijët u zhvendosën në një tjetër shtëpi me qira, e cila po paguhet tërësisht nga ana e Bashkisë së Tiranës.

Por sakaq sot, në ditën me diell, Veliaj i ka marrë fëmijët e gjyqtares së ndjerë dhe kanë mbjellë pemë në kujtim të nënës së tyre.

“Me dy të rinjtë e mrekullueshëm të familjes Hafizi dhe kushërirat e tyre të vogla, të cilët i dedikuan kujtimit të nënës së tyre një pemë ?manjola dhe që e nderojnë më pas çdo ditë me rezultate të shkëlqyera në mësime, e sjellje shembullore në Tiranë!”, shkruan Veliaj.

Share With:



264 Views