Fëmijët kanë trashëguar karakteristikat e Brad Pitt, por si ndihet Angelina Jolie për këtë?

Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë pasur një marrëdhënie shumë të trazuar, për shkak të luftës së tyre të vazhdueshme të divorcit. Pavarësisht gjithë problemeve që kanë hasur për kujdestarinë e fëmijëve, Angelina ka vënë re diçka teksa ata rriten. 

Burime pranë aktores 43-vjeçare kanë thënë se fëmijët i kujtojnë shumë Brad Pitt, pasi kanë trashëguar cilësi të tij, me të cilat Angelina ra në dashuri shumë kohë më parë. Ajo ka parë disa nga  sjelljet e fëmijëve, ndjenjat e tyre të humorit dhe karakteristika të tjera të ëmbla, të cilat e kanë rikthyer pas në kohë dhe e kanë bërë të ndihet mirë për këtë gjë.

Ndonëse ajo akoma nuk ka një marrëdhënie konstante me ish-partnerin e saj, burime pranë Angelina-s janë shprehur se karakteristikat që fëmijët e saj kanë nga babai, i kanë ngrohur zemrën aktores së famshme.

Share With:
Translate »
566 Views