Fëmijët me aftësi të kufizuara surprizojnë regjisorin e famshëm

Regjisori Zack Snyder u nderua me një dhuratë prekëse nga gjashtë fëmijë me aftësi të kufizuara, të veshur si heronjtë e tyre.

Përpara daljes së filmit të “DC Extended Universe”, një grup fëmijësh u bënë të njohur, pasi fotografi Josh Rossi i kishte transformuar si personazhet e “Justice League”. Fëmijët, të njohur si “Justice League Kids”, u ftuan nga vetë Snyder për një xhirim special të filmit, i dalë më 17 nëntor në të gjithë botën.

Si një falënderim për regjisorin, “Justice League Kids” i dhuruan një fotografi me autografin e secilit prej tyre. Përmes faqes së tij në “Vero”, Snyder komentoi te fotoja: “Ju fëmijë jeni heronjtë e vërtetë. Faleminderit”.

“Justice League” ka arkëtuar tashmë 600 milionë dollarë.

Share With:



572 Views