Fëmijët në Siri nuk kanë ushqime; Thirrja e 38-vjeçares nga Tirana me tre të mitur në kamp

Rreziku i shqiptarëve në Siri shtohet dita ditës, siç dëgjohet në audion e Klotilda Zanit, 38-vjeçares që është larguar më 2014 nga Shqipëria së bashku me bashkëshortin dhe 3 fëmijët e vegjël, Adnin, Selmën dhe Esmën.

“Motra ime, kalamajtë, gratë nënat janë njerëz të manipuluar për këtë cështje dhe nuk kanë faj. Mendoj se nuk duhet të paragjykohen ëpr këtë gjë se ato kanë vajtur me partnerin e tyre. Nuk ma merr mendja se janë indoktrinuar ato tani kërkojnë të kthehen në Shqipëri për të vazhduar një jetë të re”, shprehet Florin Cami.

Vëllai i Klotildës tregon i shqetësuar rrallimin e bisedave me të me nisjen e agresionit turk si dhe vështirësitë që njerëzit e tij po kalojnë në kampin Al-howl.

Kristi Gongo

Share With:
Translate »
460 Views