Fëmijët nuk rriten pa “Jo”

Në fjalët e Paolo Crepet, psikiatër dhe sociolog nga Padova, nga një analizë për brezat e rinj të prindërve dhe fëmijëve ai thotë: të parët kanë braktisur rolin e edukatorëve dhe të dytët, po djegin etapat duke e jetuar moshën 13-vjeçare si 18-vjeçarë. “Është një brez që nuk i njeh ëndrrat, sepse nuk u janë mësuar pasionet”.

Pse ka kaq dhunë mes nxënësve, prindërve, mësuesve? Çfarë ka ndryshuar kaq shumë në edukimin e brezave? Nëse babai dhe nëna nuk ju kanë thënë asnjëherë “Jo” që kur keni lindur, “Jo”-ja e parë që ju thotë një i huaj, nuk mund ta pranoni.

Edukimi është një lodhje që askush nuk është më i gatshëm ta bëjë: përfshirë prindërit, gjyshërit, mësuesit. E gjithë kjo ka pasoja dramatike, sepse ka formuar një brez që nuk i njeh ëndrrat, sepse nuk u janë mësuar pasionet. Në vend që të thonë “Po”, gjithçka u bëhet gri, humbasin interesin. Çdo gjë është e parashikuar, krahasuar me të djeshmen. Sot 13-vjeçarët bëjnë jetën e një 18-vjeçari. Shoqëria ka ritet e veta: sa më shpejt të rritesh, aq më shpejt bëhesh konsumator. Sot një djalë 13-vjeçar blen telefonin që i pëlqen, dhe kjo krijon një shpërpjesëtim.

Është një pjekuri e shtirur: nuk rritesh sepse je në Facebook, por nëse ke autonominë tënde. Sot justifikojmë gjithçka, nuk i njohim fëmijët tanë, jemi mësuar të mos lidhemi me ta për asgjë. Në moshën 13-vjeçare, vajzat bëjnë dashuri dhe nuk janë të pakta nënat që u bie të fikët nga këto lajme. Gjithçka konsumohet shumë shpejt, madje edhe jeta. A ka ndryshuar kaq shumë familja?

Problemi i parë janë prindërit, të cilët gjithmonë kanë më shumë përgjegjësi se sa fëmijët e tyre. Për sa kohë mbani përgjegjësi ndaj fëmijëve, madje edhe kur ata janë të rritur në aktet që do të ndërmarrin, do të reflektojnë edukimin që i keni dhënë. Por gjërat kanë ndryshuar papritur, tregu i punës është i ndryshëm dhe madje edhe propozimi arsimor është zgjatur deri në pafundësi.

Një herë e një kohë diploma ishte mëse e mjaftueshme për të punuar, tani nuk mjafton më një diplomim. Ke një të tretën e jetës që është formimi dhe kjo ndryshon perspektivën, nevojat, domosdoshmërinë e gjithashtu konsumin, sepse çdo gjë është e mundur. Sot kërkon një familje që nuk është më edukative, por ekonomike. Vlera e një familjeje ka kaluar nga edukimi në tregti.

Prindërit në vend të të qenit edukatorë, janë bërë një bankomat. Sot ka shumë dhunë. Sa më shumë shtohet, aq më e komunikueshme është dhuna. E njëjta dhunë që një herë e një kohë mund të ndodhte në një miting, ndërsa tani shfaqet në rrjetet sociale me një kapacitet përçarës të shumëfishuar. Ka një fenomen interesant: shtimi i numrit të farmacive. Mesa duket shkon dukshëm në modë me dobësinë.

Kemi frikë nga gjithçka. Depresioni është një metaforë e madhe për frikën nga e ardhmja, e nesërmja. Ne jemi në depresion dhe në ankth, e përpiqemi deri diku të qetësohemi nga fiksimet dhe ankthet tona depresive.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 142

Share With:
Translate »
481 Views