Fëmijët që qëndrojnë më shumë se kaq orë në “smartphone” po iu reduktohet inteligjenca

Të gjeturat tregojnë se fëmijët janë në rrezik të përkeqësimit të funksionit të kujtesës, aftësive të perceptimit dhe aftësive njohëse, sipas studimit të ri të madh amerikan, transmeton lajmi.net.

Hulumtimi i vazhdueshëm prej 300 milionë dollarësh financohet nga Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe tregon rezultatet e efekteve të teknologjisë mbi fëmijët.

Hulumtuesit bënë zbulimet e hershme duke analizuar trurin e 4,500 fëmijëve.

Shkencëtarët janë në proces të ndjekjes së më shumë se 11,000 nëntë deri në dhjetë vjeçar gjatë një dekade.

Studimi, i quajtur Zhvillimi Kognitiv i Trurit të Adoleshentëve, gjithashtu tregon se si koha e ekranit ndikon në zhvillimin emocional dhe në shëndetin mendor.

Sidoqoftë, krerë të studimit u shprehën skeptik në lidhje me konkludimin shkencor.

‘Nuk e dimë nëse po shkaktohet nga ekrani. Nuk e dimë nëse është gjë e keqe “, tha Dr. Gaya Dowling, mjeku i cili po punon në projekt.

Share With:
Translate »
498 Views