Fëmijët që rriten duke luajtur me baltë bëhen më të fortë e më të shëndetshëm

Shumica prej nesh mund t’i rikujtojmë përvojat e fëmijërisë kur kemi gjetur mënyra kreative për të luajtur me baltë.

Por, me këtë i rikujtojmë edhe memoriet e pakëndshme kur prindërit na kanë qortuar se jemi mbuluar me baltë.

Është normale që prindërit të brengosen për higjienën dhe sigurinë e fëmijës. Disa preferojnë që fëmija të luajë në shtëpi në vend se të luajë në hapësira të hapura.

Bazuar në këtë, autori Richard Louv i ka intervistuar mijëra familje dhe ka konstatuar se shumica sot preferojnë të luajnë në shtëpi e të argëtohen me teknologji.

“Fëmijët tonë dhe fëmijët e fëmijëve tonë janë gjenerata të cilat janë çlidhur më së shumti në histori nga natyra”, ka deklaruar ai i brengosur.

Por, pak baltë nuk i bën dëm askujt…

Louv dhe ekspertët tjerë insistojnë se fëmijët duhet të kenë kontakt me mikroorganizmat që gjenden në tokë dhe në bari për t’iu ndihmuar fëmijëve ta zhvillojnë sistemin e imunitetit siç duhet.

Sipas tyre, këto lojëra johigjienike janë të domosdoshme sepse kontakti me baktere e mbështet zhvillimin e duhur të sistemit të imunitetit te fëmijët.

Në këtë mënyrë, në të ardhmen fëmijët janë më të aftë ta mbrojnë më mirë veten nga sëmundjet dhe alergjitë.

Veç kësaj, aktivitetet në ambient të hapur e inkurajojnë kreativitetin, e zvogëlojnë stresin, depresionin dhe mundësojnë zhvillim më të mirë kognitiv.

E njëjta gjë vlen edhe për kafshët

Sipas një studimi të publikuar në “Journal of allergy and Clinical Immunology”, fëmijët që jetojnë dhe rriten me kafshë shtëpiake – si qentë e macet – nga një moshë e hershme janë më pak të rrezikuar nga alergjitë.

Share With:



35 Views