Fëmijët që zbukuruan “Këngën Magjike” ndër vite me bashkëpunimet e tyre

Është mëse e llogjikshme që bashkëpunimet më të suksesshme muzikore janë ato të bëra mes dy artistëve të njohur. Por duket se nuk është e thënë të jetë gjithmonë ky parim.
Ka mjaftuar vetëm një vokal perfekt dhe një kimi e mirë, që të bëjnë shumë artistë të njohur shqiptarë, të përzgjedhin për projekte të rëndësishme të tyre, fëmijë të vegjël ose adoleshentë. Edhe pse fare të rinj, ata kanë qenë zgjedhja e duhur për t’i bërë projektet muzikore shumë të dashura për publikun, madje duke i kthyer edhe në hite.
Më poshtë keni disa prej bashkëpunimeve më të suksesshme mes këngëtarëve të njohur shqiptarë dhe “artistëve të vegjël”:
Ardit Çuni & Daniela Toci – Qaj
Bashkëpunimi më i “freskët”, i cili u prezantua si pjesëmarrëse në “Kënga Magjike 2018”. Daniela, vajza e vogël nga Kukësi, mahniti publikun me vokalin e saj, vitin e kaluar në ”The voice kids”.
Në edicionin e 20-të të kompeticionit “Kënga Magjike”, Çuni vendos të sjellë vajzën e vogël të konkurseve, në skenën e madhe të një koncerti të mirëfilltë. Dyshja dhuroi shumë emocion me këngën e prezantuar dhe fituan duartrokitjet e publikut.

Ardit Gjebrea & Anna – Për ty
Një bashkëpunim mjaft i veçantë dhe i ndjerë mes artistit Gjebrea dhe vajzës së tij të vogël, Anës. Ky projekt u prezantua në festivalin “Kënga Magjike” në edicionin e kaluar të vitit 2017. Kënga flet për mardhënien dhe dashurinë e pafundme mes babit dhe vajzës. Projekt ky i cili u “përqafua” menjëherë nga publiku.

Gerta & Klejti Mahmutaj – Në ditar një dashuri
Një ndër baladat më të bukura të vitit 2013, pjesëmarrëse në “Kënga Magjike”. Motër e vëlla, i’a dolën të emocionin publikun me këngën në të cilën trajtohej dashuria dhe premtimet për të qëndruar gjithmonë pranë njëri tjetrit. Kënga u vlerësua me çmimin “Çesk Zadeja”

Kastro Zizo & Rea Nuhu – Pa faj
Me një histori mes babait dhe vajzës, në një familje paksa të komplikuar, Kastro dhe Rea sollën tek publiku një projekt tepër të veçantë. Dyshja arriti të rrëmbente çmimin e interpretimit në “Kënga Magjike 2017” si dhe zemrat e publikut.

Adrian Gaxha & Floriani – Ngjyra e kuqe
“Ngjyra e kuqe shumë i ngjan, është e veçantë..”
Besoj se të gjithë i dimë këto vargje. Bëhet fjalë për një ndër hitet e vitit 2012. Adrian Gaxha së bashku më Florianin e vogël nga Shkupi, sollën hitin “Ngjyra e kuqe”. Me këtë projekt muzikor ata morën pjesë në “ Kënga Magjike” duke fituar një ndër çmimet më të rëndësishëm, ata të internetit të cilin e vendos publiku.

Mariza Ikonomi dhe Klea
Kënga e tyre “Pikë loti” preku zemrat e gjithë publikut për historinë e veçantë që mbante. Një nënë e vuajtur dhe e dhunuar që nuk donte të njëjtin fat për të bijën. Edhe kombinimi i tyre me të bardhë, edhe zëri melodioz i të dyjave dhe paksa i ngjashëm, e skalitën mirë këngë në memorien e publikut për gjatë.

Leonora Poloska dhe Kanita
Kanita e vogël që sapo kishte dalë nga ‘X Factor’ dhe po përballej me famën në një moshë fare të vogël, të cilën e përballoi shumë mirë, bashkoi forcat me Leonora Poloskën për t’i kënduar dhimbjes së mungesës së nënës. Edhe kjo këngë pati një efekt të menjëhershëm, sidomos tek ata të cilët jetonin me situatën.

Alar Band dhe Livia
Grupi i njohur dhe e vogla Livia kanë zgjedhur të këndojnë për fëmijët me aftësi ndryshe. Kënga u prit shumë mirë dhe mund të bëhet kolonë zanore e fushatave të grupeve që luftojnë për të drejtat e këtyre vogëlushëve. /Kids’Time/

https://www.youtube.com/watch?v=PF8msaWXRVo

Share With:
Translate »
757 Views