Femra, kjo është ndoshta poezia më e bukur që ju është kushtuar ndonjëherë

Ka heshtje që na thonë gjëra të bukura,
si për shembull fytyra e gruas
në orët e vona të natës
kur e pagjumë numëron me vete
ditët e barrës.

Ec e thuaje po munde këtë heshtje
ti, muzikant me nota
ti, piktor me ngjyra
ti poet me vjersha
dhe ti aktore e famshme
me gjeste dhe fjalë !

Për ta thënë duhet të jesh
nje grua shtatzënë
domethënë
dyfish e gjallë.
`
(#N_Gjetja)

Share With:



275 Views