Festa e Flamurit dhe ditëlindja e tretë e Amelisë, Albani dhe Miriami urojnë gjithmonë ndryshe

Janë të bekuar që nga dita që u erdhi në jetë vajza Ameli. S’mund të zgjidhte një ditë më të bukur se e sotmja dhe Albani me Miriamin s’mund të ishin më të lumtur se kaq. Dhe, si çdo vit, për 28 Nëntor, dinë t’i surprizojnë fansat e tyre edhe me foton më të ëmbël, dedikimin më të ndjerë për të bijën dhe bashkë me të, për të gjithë shqiptarët.

Në vitin e saj të parë, atëherë kur për plot 12 muaj portreti nuk i ishte shfaqur në rrjet, Ameli ua mbushi zemrat fansave të prindërve të saj me këtë foto, e cila nuk kishte limit pëlqimesh sapo u shfaq. Miriami dhe Albani, i uruan vogëlushes së tyre të parin vit bashkë me Festën e Flamurit.

I dyti vit s’mund të ishte gjithashtu i zakontë. Jo vetëm një festë e dedikuar dhe e kuruar me detaje nga Class Events për Amelinë, por edhe një dhuratë që kishte kohë që mendohej e punohej nga çifti i këngëtarëve. “Dhurata” erdhi si një dhuratë për të gjithë, u bë hiti i çdo familjeje dhe i çdo gëzimi ku gëlon lumturia e fëmijëve. Edhe këtë herë, Ameli u shfaq ndryshe, një vit më e rritur e më e ëmbël, por edhe me një surprizë tjetër. Kishte edhe ajo një dhuratë brenda “Dhuratës” – zërin e saj të parë në nota, me të cilin, mami dhe babi gëzuan fansat e tyre dhe të gjithë shqiptarët.

Ndërsa ky vit i tretë i vogëlushes së ëmbël vjen me një festë tjetër. E kuruar deri në detaje nga Class Events, ditëlindja e Amelisë, edhe këtë herë ka për kolonë zanore Festën e Flamurit dhe dekor, ngjyrat e tij. Kështu do të jetë gjithmonë. Ameli do të rritet duke festuar në një ditë fatlume e do të ndihet përherë krenare – për ditën kur lindi dhe për dy prindër që, çdo vit të saj do ta festojnë bashkë me flamurin.

Edhe sot, Albani dhe Miriami festojnë 3-vjetorin e Amelisë ndryshe. Kjo foto duke fikur qirinjtë, me ngjyrat kuqezi, i thotë të gjitha, madje shpreh edhe ndjesitë; krenare dhe të ëmbla. Si çdo vit, më 28 Nëntor.

Share With:



291 Views