Festat kanë mbërritur në shtëpinë e Beckhamëve dhe ne mësuam ca sekrete

Është periudha e Krishtlindjeve dhe të gjithë bëhemi nostalgjikë duke u kthyer vite pas në kohë. Pasi është duke shijuar këtë atmosferë festive me të katërt fëmijët, David Beckham është kthyer në fëmijërinë e tij për të folur se si i ka festuar Krishtlindjet dikur duke na njohur më shumë me traditat e familjes së tij. Duke folur në aplikacionin OTRO, 43-vjeçari ka treguar se ka pasur një fëmijëri të lumtur.

“Prindërit e mi kanë punuar ditë e natë për të na siguruar mua dhe motrave të mia çdo gjë. E kishim si traditë që babai im na blinte pulë të skuqur, ndërsa mami na jepte pizhamat e Krishtlindjeve një natë më parë”, -ka treguar ai. Për të gjithë ju që nuk ia keni idenë se si dukej futbollisti, i cili sot është sex simbol, po ju sjellim një foto të shkrepur në fëmijërinë e tij, ku ai nuk ngjason aspak me atë që shihni sot.

Share With:
Translate »
596 Views