Festë në familjen Beckham-ëve për më të voglin e djemve!

Një nga familjet më të famshme në botë është padyshim familja Beckham. Futbollisti i njohur David Beckham dhe Victoria Beckham, ish-antarja e ‘Spice Girls’ janë prindër të 4 fëmijëve. Ndaj mund të themi që janë familje goxha e madhe. Pak ditë më parë pushtuan portalet me fotot e mrekulleshme nga sfilata e Victoria. Sot familja feston ditëlindjen e djalit më të vogël, Cruz Beckham, që tashmë është 13 vjeç. Dedikimet e para i kanë bërë prindërit, Victoria dhe David të cilët kanë treguar krenarinë dhe lumturinë që ndjejnë për djalin e tyre. “Gëzuar ditëlindjen i vogli im. Jam shumë krenar për ty. Je një djalë shumë special”, – ka shkruar David. Ndërsa Victoria uron “Gëzuar ditëlindjen. Të duam shumë të gjithë”.

Share With:
Translate »
775 Views