Fifi e vendosur: Ja kur do të bëhem nënë

Ditën e sotme e ftuar në emisionin “Pop Culture” ishte këngëtarja e njohur Fifi. Në një intervistë të gjatë me moderatorin Kelvi Kadilli, ajo tregoi detaje interesante nga jeta profesionale dhe ajo private. E pyetur nga moderatori se ku e mendon veten pas 5 vitesh, Fifi u përgjigj me fjalë që nuk kishin lidhje me muzikën. Këngëtarja zbuloi se në moshën 30 vjeçare e mendon veten me fëmijë. Ajo shtoi se edhe nëse nuk do të ketë lidhje të qëndrueshme do të sjellë në jetë fëmijë në mënyra të ndryshme.

Share With:
Translate »
592 Views