Fillojnë festimet për 1-mujorin e Kajan, torta po aq e ëmbël sa vogëlushi

Kajan është gëzimi i parë i mami Ajolës dhe babi Erionit dhe si i tillë e gjithë vëmendja është e përqënduar tek ai.
Ndërsa kemi parë se pritjes së ëmbël i kushtuan një set fotografik dhe momentit të lindjes gjithashtu, tashmë duam të dimë më tepër për vogëlushin.
Sot ai mbush një muaj dhe torta që i kanë përgatitur është e denjë për 1-vjetorin e tij.


E gjitha e bardhë, ashtu siç i do detajet Ajola, e cila godet gjithmonë me pak elementë, torta është nga më të veçantat që kemi parë.
Fotot e ëmbla i siguroi Kids’Time, ndërsa shpresojmë që mami ose babi të na zbulojnë ndonjë detaj nga festa në shtëpinë e tyre për Kajanin e vogël. /Kids’Time/

Share With:



223 Views