Filmat vizatimorë që janë të destinuar edhe për të rriturit

Barazia mes femrave dhe meshkujve të kombësive dhe kulturave të ndryshme, karikaturat e reja kanë arritur që vlerat e së kaluarës t’i zëvendësojnë me këto të ditëve të sotme, të cilat duhet vazhduar të promovohen edhe më tutje.

Kështu, sot kemi princesha që nuk e humbin kohën duke kërkuar princin, gjersa ky i fundit nuk duhet të jetë i fortë fizikisht dhe ta shpëtoi vajzën e ëndrrave të tij.

Ata nuk argëtojnë vetëm fëmijët, por për shkak të diversitetit të çështjeve që adresohen dhe mësimet e fshehura të jetës, audienca e tyre u zgjerua për të gjitha moshat.

Të rriturit, më me dëshirë shkojnë në kinema për të shikuar një film të animuar sesa një dramë apo film horror.

Ne po ju shpalosim një listë të filmave që dërgojnë mesazhe të forta për të gjitha moshat.

“Wreck-It Ralph” (2012)

Film mori shumë kritika pozitive dhe u quajt filmi më origjinal i një rrëfimi jetësor, ku Ralph përpiqet që të ndryshoj imazhin enjë karakteri negativ duke bërë aventura të reja. Megjithatë, në këtë rrugë ai hasi shumë pengesa dhe mëson se e kaluara nuk e definon të ardhmen.

“Inside out” (2015)

Te vajza njëmbëdhjetëvjeçare, në mënyrë interesante shfaqen pesë emocione (Gëzim, Hidhërim, Frikësim, Urrejtje dhe Pikëllim) i ndihmojnë prindërit se si fëmijët ndihen në moshën e re. Fokusi i të gjitha emocioneve është Hidhërimi, i cili është një risi në filmat e animuar, të cilat flasin kryesisht për lumturinë dhe skenarët idealë. Fëmijët, si dhe të rriturit, duhet të mësohen se emocionet e mira dhe të këqija janë pjesë përbërëse e jetës. Depresioni është sëmundja më e përhapur e shekullit XXI-të dhe filmi mund të shihet si një studim i vogël psikologjik i mënyrës se si i pranojmë emocionet tona.

“Moana” (2016)

Disney ka zakon të nxjerrë kultura të ndryshme kryesisht për shkak të përvojës estetike dhe më pak për prezantimin e tyre aktual. Që nga Herculesi, asnjë film nuk ka tërhequr kaq shumë vëmendje si Moana. Historia e një princeshe polineziane që fillon një aventurë bazohet në mitologjinë e tyre. Ajo është karakteri i parë femëror i një origjine të tillë që të jetë në rolin kryesor në filmin e Disneyt. Filmi është tërheqës për fëmijët, por edhe për të rriturit, janë para së gjithash të rëndësishme për shoqërinë. Mos harroni origjinën tuaj, respektoni të moshuarit dhe kërkoni lirinë si të drejtë primare njerëzore.

“Zootopia” (2016)

Një film që në shikim të parë tregon historinë e një lepuri të lirë në një vend të vogël që ëndërron të bëhet polic në një kryeqytet të madh. Nga ana tjetër, ky është një film që trajton në mënyrë specifike racizmin, seksizmin në vendin e punës dhe barazinë më të lartë gjinore. Problemet me të cilat ballafaqohen të rriturit në baza ditore u tregohen fëmijëve në një mënyrë që u mëson atyre se toleranca është më e fuqishme se frika e të tjerëve.

“Coco” (2017)

Coco është fituesi i sivjetmë i Oscarit për filmin më të mirë të animuar. Filmi ka kushtuar mbi 200 milionë dollarë në mbarë botën. Pse?

Një tregim për një djalë dymbëdhjetë vjeçar meksikan që dëshiron të merret me muzikë edhe pse familjen e ka kundër tij. Historia e marrëdhënieve familjare, tradita meksikane, na mëson rëndësinë e madhe të faljes. Rëndësia e momentit dhe realizimi i ëndrrave, pavarësisht nga pengesat, të cilat mund të jenë të jashtme, por që mund të jenë vetëm në kokën tonë, janë mësime universale për të gjitha moshat.

Share With:
Translate »
624 Views