Filmohet nga kamerat, mësuesja tërheq zvarrë nëpër korridor fëmijën 9-vjeçar me autizëm

Një mësuese e shkollës fillorë në Kentucky është hequr nga puna pasi është parë të tërheqë zvarrë një të mitur me atutizëm.

Trina Abrams u shkarkua pasi u filmua nga kamerat e sigurisë teksa tërhiqte nëpër korridor 9-vjeçarin e sëmurë.

Ngjarja ka ndodhur në tetor në shkollën fillore, Wurtland në Greenup County.

Bordi drejtues i shkollës njoftoi shkarkimin e saj nga detyra, një ditë pasi nëna e djalit, Angel Nelson, i postoi pamjet në llogarinë e saj në Facebook.

Nelson sqaroi gjithashtu se djali i saj ka fjalim të kufizuar dhe është diagnostikuar me autizëm, PTSD, ankth dhe depresion.

Ajo e akuzoi mësuesen se ishte treguar aq e dhunshme me djalin sa e kishte lënduar dhe i kishte shkatërruar këpucët. Ndërkohë mjekët konfirmuan se fëmijës i ishte dëmtuar kyçi dhe kishte mbetur më ënjtje dhe të vrara nëpër duar.

Share With:
Translate »
625 Views