Fiori Dardha publikon foton me barkun e rrumbullakosur dhe tregon ndjesitë e shtatzanisë

Në Ditën Botërore të Grave Shtatzëna, gazetarja Fiori Dardha ka ndarë me ndjekësit në Instagram një foto, me barkun e rrumbullakosur, në kohën kur mezi priste të vinte në jetë Abeli.

Gazetarja shkruan se, kurrë nuk do t’i harrojë ndjesitë që ka provuar kur priste të vinte në jetë djali i saj. Për gazetaren, pritja e ëmbël është një koktej gëzimi, krenarie, padurimi, pasigurie e ankthi.

Fiori shkruan se, të jesh prind është misioni më i bukur dhe i vështirë në jetë.

“Sot qenka Dita Botërore e Grave Shtatzëna! 
Nuk do i harroj kurrë ndjesitë që kam provuar kur prisja të vinte në jetë Abeli!
Pritja e ëmbël është një koktej gëzimi, krenarie, padurimi, pasigurie e ankthi. 
Kush nga ju është në pritje të ëmbël? Djalë apo vajzë? Si po e përjetoni këtë periudhë? 😊

Gjithsesi, nuk duhet të harrojmë, se jo çdokush që sjell në jetë një fëmijë mund të bëhet nënë.
Kot nuk thonë “Nënë e baba janë ata që të rrisin”! Të jesh prind, është misioni më i bukur dhe më i vështirë në jetë! 
Uroj me shpirt që të gjitha vajzat e gratë të kenë mundësi të bëhen nëna! “,- shkruan Fiori.

Share With:



552 Views