Fituese për herë të dytë: Njihuni me vajzën më të bukur në botë!

Modelja Thylane Blondeau me tiparet engjëllore në vitin 2007 u quajt si vajza më e bukur në botë. Tashmë pas 11 vitesh ajo u emërua me të njëjtën titull duke u klasifikuar përsëri në vend të parë.

Modelja e ka filluar karrierën e saj në moshën 5-vjeçare e cila ka qenë gjithmonë e kërkuar nëpër sfilatat e modës, ndërsa tani punon per “Chanel”.

Thylane u klasifikua në vend të parë ndërsa aktorja aktorja amerikano-filipinase Liza Soberano u vendos në vendin e katërt.


Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram falenderimet për çmimin e dhënë.

“Thjesht nuk mund ta besoj, faleminderit shumë të gjithë ata që votuan. Jam mirënjohëse për të gjithë ju. Uroj pushime të mbara për të gjithë ju”- ka shkruar modelja.

As komentet e shumta nuk kanë munguar nga fansat e saj duke e cilësuar si një njeri modest dhe me bukuri të pastër.

Share With:



500 Views