Fjalët prekëse të 4-vjeçarit që nuk i shpëtoi dot betejës me kancerin

Në 4 shkurt të vitit 2017, djaloshi 4 vjeçar, Nolan, humbi betejën e tij me rabdomiosarkomën, një formë e rrallë dhe e rëndë kanceri që prek indin muskulor. Pas dy muajsh nga vdekja e tij, e ëma e Nolan publikoi foton e mësipërme në rrjetet sociale, e cila u shpërnda rreth 620.000 herë dhe historia e djalit të saj u bë në këtë mënyrë e njohur kudo.

Me dhimbje ajo shprehet se Nolan nuk donte të largohej nga ajo në asnjë çast. Edhe kur ajo lahej, ai do të shtrihej jashtë tualetit dhe do të priste derisa e ëma të dilte, njësoj siç tregon fotoja në të majtë. Në të djathtë është po i njëjti vend, por tashmë bosh pas vdekjes në shkurt të djalit. E ëma shprehet e vetmuar, sepse tashmë nuk do të ketë dikë që do ta presë jashtë tualetit, ndërkohë që ajo lahet.

“Mjekimi i tij zgjati rreth një vit, në të cilin Nolan arriti të shpëtonte nga tumori kryesor, por për fat të keq, tumori kishte dhënë metastaza edhe në mushkëri. Kemioterapia e shkatërroi atë totalisht, por ai sërish dukej optimist. Edhe pse nuk e kuptonte se çfarë ishte funeral apo vdekja, kur unë e pyesja se si do të donte t’i shihte të tjerët, të mërzitur apo të lumtur, kur ai të ishte në qiell, ai më thoshte përherë: “Të lumtur. Pse duhet të jenë ata të mërzitur?”.

Dita më e dhimbshme që kujton e ëma e djaloshit, ka qenë dita kur ai ndërroi jetë. “Isha futur në tualet për t’u larë dhe ndërkohë që dal nga aty, e shoh atë të shtrirë përtokë duke dhënë frymë. Ishte gjëja më e tmerrshme që mund të më ndodhte ndonjëherë. Të shohësh fëmijën tënd të vdesë është dhimbja më e madhe për një nënë. Edhe pse mushkëritë e tij ishin të kolabuara nga metastazat, ai në momentet e fundit mori frymë thellë, hapi sytë dhe më tha: “Të dua, mami!”. Pastaj i mbylli sytë për të mos i hapur më kurrë”, – tha ajo.

Rreth një vit pas vdekjes së të birit, Scully, e ëma e tij ndihet e lënduar, por shpreson që historia e djalit të saj që është bërë e njohur, të shërbejë për të motivuar çdo prind në të njëjtën situatë. Ajo është ndjerë mjaft mirë që ka marrë plot komente pozitive nga prindër dhe të rinj që vuajnë nga kanceri dhe që po luftojnë fuqishëm për t’ia dalë mbanë dhe këtë kërkon që të bëjë çdokush, të përpiqet t’ia dalë mbanë…

Share With:
Translate »
2240 Views