Fjodora Fjora flet për djalin dhe sfidat e prindërimit | Video

Ajo është një nga gazetaret më të njohura në vend që ka ditur gjithmonë të jetë në fokus të mediave, jo vetëm për shkak të angazhimit profesional, por edhe jetës personale.

Prej 5 vitesh ajo është nëna e një djali, Alteos, i cili i ka zbukuruar edhe më shumë ditët e Fjodora Fjorës.

E ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan ajo rrëfeu më tepër për marrëdhënien me djalin dhe vështirësitë e prindërimit.

“Vitet kanë kaluar shumë shpejt. Ai tani është rritur i artikulon bukur fjalët dhe diskuton. Ende është në kopësht sepse unë kisha dëshirë që ai të jetonte fëmijërinë sepse shkolla aty është. Alteo është inteligjent dhe unë kam menduar ta çoj 6 vjeç në parashkollor, ishte një vendim aty për aty. Kam dëshirë që kur të shkojë në shkollë të ndihet më i përgatitur. Më duket sikur ende ka nevojë të luaj, e shoh shumë të lodruar. Ai di të lexojë që tani, por ende mësojnë duke luajtur, gjë që i jep më shumë mundësi të jetë edhe më i qetë. Do të vijë edhe shkolla dhe orët e gjata të mësimit, ta shijojë edhe pak fëmijërinë.

Tani që kanë kaluar 5 vite do ta përshkruaja prindërimin mes të qenit i rreptë dhe asaj dobësisë që ke përpara fëmijës. Është një fill shumë i hollë që në ditët e sotme ndanë edukatën me tekat. Në këto 5 vite i kam besuar instiktit tim, diku duke qenë më e rreptë, e diku më tolerante, por e gjitha rrethohet me dashuri që më pas i fshin të gjitha”, tha Fjora.

Share With:
Translate »
657 Views