Flasim vetëm për depresionin pas lindjes, por ai para lindjes është sfida e re e nënave të këtij shekulli

Depresioni post-partum nuk është  më një tabu e papërballueshme, por një realitet gjithnjë e më i diskutueshëm, edhe falë të famshmeve që kanë ndarë përvojat e tyre si Gwyneth Paltrow apo Chrissy Teigen.

Por depresioni nuk godet VETËM pas lindjes së fëmijës, përkundrazi: shpesh mund të shfaqet gjatë shtatzënisë dhe është po aq e vështirë për t’u përballur me të. Depresioni para lindjes po bëhet një problem gjithnjë e më i përhapur dhe sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Bristol, gratë shtatzëna të këtij mijëvjeçari kanë më shumë gjasa të zhvillojnë një depresion gjatë shtatzënisë  në krahasim me gjeneratat paraardhëse.

25% e grave të këtij mijëvjeçari kanë shfaqur nivele të depresionit gjatë periudhës së shtatzënisë, një rritje rreth 17% në krahasim me gratë shtatzëna në vitet ’90.

Media sociale bën keq (edhe) në shtatzëni

“Stresi kronik, gjumi i shqetësuar, ritualet e këqija ushqimore, stili sedentar i jetesës dhe ritmi i çrregullt i jetesës mund të ndikojnë një rritje të depresionit mes të rinjve në përgjithësi”, shpjegon një nga autorët e studimit. “Dhe impakti i këtyre ndryshimeve, përforcohet akoma më shumë gjatë shtatzënisë. Kjo gjeneratë të rinjsh ka përjetuar edhe ndryshime të shpeshta të teknologjisë, internetit dhe medieve sociale, çka lidhet me një rritje të ndjenjës së depresionit dhe izolimit social, por edhe ndryshimeve në raportet sociale”.

Smartphone-t po kthehen në një domosdoshmëri ditë pas dite për ne, por kanë edhe efekte mbi mendimet dhe emocionet tona. Vazhdimisht po bombardohemi nga mesazhe dhe njoftime që na shtyjnë drejt krahasimeve të rreme me të tjerët. Shpesh, këto krahasime na bëjnë të ndihemi të dëshpëruar ose jo në lartësinë e duhur.

Një ndihmë për gratë shtatzëna

Studiuesit bien në një mendje që nënat e reja kanë nevojë për një mbështetje më të madhe, megjithëse asnjë institucion nuk po zhvillohet në këtë drejtim. Rezultatet e studimit të sipërpërmendur e nxjerrin shumë të theksuar nevojën për ekzaminimin dhe reduktimin e impaktit që sjell me vete depresioni tek nënat e reja.

Share With:



52 Views