Flet babai i këngëtarit: Si janë tani marrëdhëniet mes Stresit dhe Kejsit

Dy ditë më parë Stresi u arrestua nga policia në dhomën e një hoteli në të cilin mësohet se ishte i shoqëruar nga një vajzë që nuk ishte e dashura e tij Kejsi. Ditën e sotme prindërit e këngëtarit kanë qenë të ftuar në emisionin “Kjo Javë” në news24 ku kanë folur për arrestimin e befasishëm të djalit të tyre, akuzat që rëndojnë mbi të dhe marrëdhënien e tij me me Kejsin, vajzën lidhjen me të cilën Stresi e bëri publike para disa kohësh.

I pyetur nga moderatorja e emisionit nëse ky arrestim i ka prishur ekuilibrat e marrdhënies, babai i këngëtarit ka thënë:

“Shqetësim kanë, por jo. Përpara se të vija këtu unë fola me Kejsin, me të ëmën, me të atin. Vajza është e mërzitur, normalisht siç mund të jetë çdo vajzë shqiptare për një kurth që i bëhet të shoqit. E ka mirëkuptuar se edhe ne na beson shumë.”

Ndër të tjera mamaja e reperit ka njoftuar se djali i saj ka gati padinë civile që do të depozitojë në gjykatë, për prishje të etikës dhe të privatësisë.

Stresi u arrestua mbrëmjen e të mërkurës teksa qëndronte në një hotel në kryeqytet.

Share With:
Translate »
761 Views