Floriana dhe e bija vishen kuqezi per festa

Moderatorja e njohur Floriana Garo po shijon një periudhë të bukur në jetën e saj. Ajo së shpejti do të bëhet nënë e një vajze. Garo është zhvendosur në Gjenevë, për të jetuar me partnerin e saj Enesin.

Çifti do të bëhen së shpejti prindër, dhe me siguri janë shumë të entuziasmuar. Gjithsesi, Floriana edhe pse në muajin e pestë të shtatzënisë, merr pjesë në festa të ndryshme, apo është edhe aktive në punë.

Në festën e Pavarësisë së Shqipërisë, Floriana është shfaqur me fustan të kuq të fryrë por që i shkon shumë. Moderatorja ka shtuar disa kile, por që ajo duket e bukur sidoqoftë…

Share With:
Translate »
1147 Views