Foshnja e porsalindur në tren fiton udhëtime falas për 25 vite

Një grua ka sjellë në jetë fëmijën e saj në tren gjatë udhëtimit nga Ceannt në Heuston.

Dhe foshnja ka fituar udhëtime falas me trenin për 25 vitet e ardhshme.

Gruaja e re u detyrua të lindte vajzën në trenin e Galway-Dublin në Kildare të martën, me ndihmën e disa udhëtarëve në bord.

Foshnja erdhi në jetë e shëndetshme.

Mamaja dhe vajza e saj e porsalindur u dërguan me ambulancë në Spitalin e Coombe.

Një zëdhënës i kompanisë irlandeze Rail tha se vajza do udhëtojë me tren falas derisa të mbushë 25 vjeç.

Share With:



94 Views