Foshnja gjendet duke qarë pranë 5 familjarëve të pajetë

Një foshnje u gjet duke qarë pranë familjarëve të vdekur, raportojnë mediat lokale në arqipelagun e Fixhit.

Foshnja vetëm 1 vjeçe u shpëtua nga një grua që quhej Kelera Toloi, 25 vjeçe  të hënën e kaluar teksa po ecnin në një zonë malore, Nausori.

Kalimtarët panë vogëlushen që po zvarritej drejt trupave të pajetë që ishin në fund të një shkëmbi. Hetuesit po marrin në pyetje dy persona një burrë dhe një grua lidhur me vdekjen. Autopsia ka zbuluar se familja ka vdekur pasi ka gëlltitur një substancë shumë të dëmshme” bën të ditur policia e Fixhi.

Fëmija, të cilin mediat lokale e quajnë Samaira Kumar është në gjëndje të mirë shëndetësore.

“Foshnja ishte e uritur dhe habitem çfarë mëndje e sëmurë mund të ketë shkaktuar një krim të tillë. Fatmirësisht ajo nuk dinte të ecte pasi mund dhe të ishte rrëzuar ” tha Ms Toloi për median lokale.

Ndërkohë janë gjetur të vdekur një 63 vjeçar, bashkëshortja, 54 vjeçe, vajza e madhe 34 vjeç, dhe dy vajzat e kësaj të fundit 11 dhe 8 vjeçe. Familjarë nga Zelanda e Re, Australia po fluturojnë drejt arqipelagut për të marrë pjesë në ceremoninë mortore që do të mbahet të dielën. Familja ishte largua nga banesa më 24 gusht dhe nuk ishte kthyer më. Policia  Fixhi po heton për një burrë, të njohur të familjes i cili mund të ketë lidhje me këtë krim makabër.

Një person, gruaja e burrit në hetim po merren në pyetje. Kanë nisur hteimet të mëtejshme për të zbulur se kush është substanca që rezulton të ketë shkaktuar vdekjen e familjes.

Share With:
Translate »
540 Views