Foshnja lind me gjysmën e fytyrës, pezullohet nga detyra mjeku

Një mjek obstetër në Portugali u pezullua menjëherë pasi një fëmijë lindi pa hundë, sy e një pjesë të kafkës.

Foshnja lindi në 7 tetor, në spitalin e Setubal, rreth 40 km në jug të Lisbonës.

Drejtuesit e këshillit të mjekëve votuan njëzëri për shkarkimin e doktor Artur Carvalho me akuzën e neglizhencës.

Rezulton që kanë dalë në dritë edhe ankesa të tjera, të cilat datojnë prej më shumë se një dekade.

Dr Carvalho nuk ka bërë ende publikisht asnjë koment për këto pretendime dhe BBC shkruan se nuk ka qenë në gjendje të arrijë deri tek ai.

Prindërit e bebes Rodrigo kishin qenë disa herë për ekografi në klinikën private të mjekut, i cili i kishte siguruar se fëmija nuk kishte probleme shëndetësore.

Share With:



66 Views