Foshnjet gjenden të futura në shishe në dyshemenë e shtëpisë

Disa punonjës, të cilët po bënin rinovimin e një shtëpie në kryeqytetin japonez, Tokio, kanë zbuluar trupat e disa foshnjave të ruajtura në shishe.

Foshnjet kishin ende kordonët e  kërthizave të ngjitura në trupin e tyre, ndërsa lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve Kyodo në Tokio.

Tre, katër shishe me foshnje brenda tyre u gjetën në dyshemenë e shtëpisë së braktisur gjatë tre viteve të fundit.

Në të dikur kishte jetuar një mjek obstetër-gjinekolog, ndërsa sëfundmi shtëpia po rinovohej nga blerësi i ri.

Trupat duket se janë ruajtur me një substancë që i ngjan formalinit. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje që ka lënë një shije të hidhur tek vendasit.

Share With:



237 Views