Foto Ekskluzive | Valeri baba për herë të dytë, zbulohet gjinia e foshnjes dhe ja sa është rritur barku i Mandalenës dhe Dario

Valer Kolnikaj është ndër figurat që do t’ju vijë gjithmonë në mendje sapo përmendet reality show “Big Brother”. Gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Valeri ndau shumë nga jeta e tij, si momente të hidhura ashtu edhe të lumtura.

Ndër momentet më të lumtura të tij sigurisht që ishte dita kur u bë baba për herë të parë. Erdhi në jetë një djalë që mban emrin Dario.

Ndonëse Dario e lumturon çdo ditë, Kidstime.al ka mësuar se një tjetër rrahje zemre ia ka shtuar emocionet prej disa muajsh. Në barkun e Mandalenës, bashkëshortes së tij bukuroshe po rritet një bebush që është i seksit mashkull.

Lajmi i bukur ka gëzuar të gjithë familjen por edhe fansat e Valerit. Kidstime.al ka siguruar disa foto nga portreti familjar i Valerit të realizuara nga Armend Fazliu.

Nga fotot e mëposhtme do të shikoni se sa është rritur Dario dhe se sa fotozhenik është. Kujtojmë se fotoja e Darios kur shkoi të surprizonte babin në Big Brother ka qenë më e pëlqyera ndër vite.

Familjes i urojmë vetëm lajme të bukura dhe presim t’i ndajnë edhe me ne. /Kids’ Time

 

Share With:
Translate »
1389 Views