Fotoja e fundit që ngeli pas nga 32-vjeçarja shtatzënë

E kishte pritur gjatë vizitën në Luginën e Fluturave, për të shkrepur foto me bukuritë mahnitëse natyrore nga pas, e që t’i dilnin sa më bukur kishte zbritur nga rruga kryesore automobilistike dhe kishte hipur mbi një shkëmb.

Por fatkeqësisht këto ishin edhe fotot e fundit të 32-vjeçares Semra Aysal, që pasi shkrepi disa foto me bashkëshortin, i kërkoi atij t’i bënte edhe disa vetëm.

Teksa po jepte poza para të shoqit, shtatzëna humbi ekuilibrin duke rënë në shkëmbinj nga një lartësi mbi 300 metra. Shanset që të shpëtonte ishin zero, por megjithatë bashkëshorti thirri menjëherë ambulancën dhe forcat e shpëtimit, të cilët gjetën vetëm trupin e pajetë të gruas dhe fëmijës së saj.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së hënës në Provincën Mugla të Turqisë, e njohur për bukuritë e mëdha natyrore.

Ndërsa të martën fotot e fundit të Semra Aysal dhe bashkëshortit të saj, të cilët jetonin në Izmir, u shpërndanë shumë në rrjetet sociale.

Share With:
Translate »
1014 Views