Fotoja e shtatzënës Beyonce, hit i “Instagramit”, ja rekordet që thyu

Komuniteti i “Instagram”-it, rreth 800 milionë përdorues, kanë bërë zgjedhjen e tyre lidhur me fotot më të pëlqyera për vitin 2017. Kurora mbahet nga fotoja ikonë e këngëtares Beyonce kur ishte shtatzënë me binjakët, e cila mori 11.1 milionë “like”.

Ndërkohë Beyonce mban vendin e katërt në listën e personazheve të njohur të ekranit më të ndjekur në “Instagram”, 108 milionë “followers”. Kryesimin e ka sërish aktorja dhe këngëtarja Selena Gomez, me mbi 130 milionë ndjekës, e pasuar nga futbollisti Christiano Ronaldo (116 milionë) dhe këngëtarja Ariana Grande (115 milionë).

Fotoja e binjakëve të Ronaldos është e dyta më e pëlqyer nga ndjekësit e këtij rrjeti social.

Fjala “dashuri” ishte më e përdorura për hashtage, ndërsa imazhi për “filtër” më i përdorur ishte ai i qenit.

Qytetet më të përmendura në “Instagram” ishin Nju Jorku, Moska dhe Londra. Ndërsa “Disneyland”, vendi më popullor për postimet, i ndjekur nga “Times Square”, “Central Park” dhe “Eiffel Tower”.

Nuk mungojnë as kafshët, të cilët kanë faqet e tyre personale në “Instagram”. Kryesimi mbahet nga qeni Jiffpom me 7.1 milionë ndjekës, i pasuar nga macja Nala (3.5 milionë) dhe qeni Doug the Pug (3 milionë).

 

Share With:
Translate »
919 Views