Fotoja më e bukur dhe më e plotë e Tian, tani zbulohet kujt i ngjan…

Ende pa e ditur dhe pa e kuptuar si funksionon bota e showbiz-t dhe ajo virtuale, Tiani, djali i Tunës dhe Patrisit, është bërë i famshëm. Jo vetëm përmes fotove që postojnë dy prindërit, por edhe fotove që “poston” ai vetë në profilin e tij zyrtar. Siç e dini, prej disa ditësh tashmë, Tian ka një profil të vetin në Instagram, në të cilin mund ta shikoni vogëlushin në momentet e tij më të ëmbla. Patrisi dhe Tuna, me siguri, kujdesen që edhe Tiani të ketë fansat e vet që janë kureshtarë për të parë se si rritet ai çdo ditë. Tani që prindërit janë kudo me Tianin në krahë, në këtë prag feste, në Ditën e Baballarëve (festa amerikane që celebrohet çdo vit në të dielën e tretë të qershorit. Këtë vit është nesër, më 18 qershor), fotoja ekskluzive i takon Patrisit, i cili na e servir të voglin në të gjitha pozicionet e mundshme.

Share With:
Translate »
1095 Views