Fotoja prekëse që po “thyen” rrjetin, momenti kur ushtari serb dhe ai kosovar ndihmojnë së bashku mes rrënojave në Durrës

Tërmeti i fuqishëm në Shqipëri ka prekur jo vetëm zemrat e shqiptarëve kudo që ndodhen, por edhe të popujve të tjerë, madje edhe të Serbisë, e cila ka sjellë ekipe të kërkim-shpëtimit për të ndihmuar në operacionet në Durrës e Thumanë.

Një foto, që po bën xhiro në rrjetet sociale, përcjell një mesazh jashtëzakonisht të madh, teksa një pjesëtar i grupeve të emergjencave serbe bashkëpunon me një ushtar shqiptar.

Nën dixhiturën “Dhimbja nuk njeh kufij”, qytetarët shprehin mirënjohjen me solidaritetin që forcat serbe dhe jo vetëm po tregojnë ndaj pasojave tragjike të 26 nëntorit, që la pas të paktën 40 të vdekur.

Edhe pse dy shtetas, të dy kombeve historikisht në përballje me njëri-tjetrin, fotoja e mëposhtme tregon se, jashtë politikës dhe interesave të saj, njerëzit mbeten njerëz pavarësisht pasaportës që mbajnë.

Auto 78260268 10157507713830900 2279505775833382912 N1574884774

Share With:
Translate »
557 Views