Franca cakton moshën e nisjes së raportit seksual: 15 vjeç

Franca planifikon të caktojë moshën kur ligjërisht lejohen marrëdhëniet seksuale dhe ajo është mosha 15 vjeç, ndaj marrëdhëniet që kryen një i rritur  me dikë nën atë moshë, do të quhen përdhunim.

Ministrja e Barazisë Marlène Schiappa mirëpriti propozimin i cili pasohet nga këshillat e doktorëve dhe ekspertëve ligjorë.

Njëkohësisht, prokurorët duhet të provojnë që marrëdhënia seksuale e kryer me dikë nën 15 vjeç ishte me forcë për të penalizuar autorin.

Ndryshimi vjen në një kohë kur pati dy raste të burrave që akuzoheshin për marrëdhënie me dy vajza 11 vjeçare.

Sipas ligjit në fuqi, nëse nuk ka shenja dhune apo prova që është përdorur forcë, i akuzuari mund të penalizohet vetëm për abuzim seksual me të mitur dhe jo për përdhunim. Kjo ka maksimumin e dënimit prej 5 vite burgim dhe 75.000 euro gjobë.

Nenet janë të njëjta si për minorenë edhe për të rritur kur bëhet fjalë për ngacmimet seksuale, por përdhunimi dënohet shumë më ashpër

Një grua franceze në 8 është përdhunuar-thotë studimi

Franca planifikon ligje për ngacmimet edhe në rrugë

Qeveria do të miratojë javën që vjen limitin e ri të moshë si pjesë e paketës së ligjeve kundër dhunës seksuale dhe ngacmimeve

Është diskutuar limiti mbi moshën  13 ose 15 vjeç, mosha për të cilat kanë luftuar grupet që lobonin kundër dhunës ndaj fëmijëve

Znj.Schiappa tha për AFP se ishte “Shumë e kënaqur që ishte zgjedhur mosha limit”. Kjo moshë ka marrë pëlqimin edhe të presidentit Emmanuel Macron.

Ministrja e Solidaritetit dhe Shëndetësisë Agnès Buzyn tha se “Të vendosësh një moshë ligjore të nisjes së aktivitetit seksual do i hapë rrugë një “lajmërimi kolektiv” dhe çdokush do mund të kuptojë se çfarë është e ligjshme dhe çfarë e paligjshme”-raporton gazeta Le Figaro

Nëntorin e shkuar, një 30 vjeçar u lirua pas akuzave për përdhunim, pasi rezultoi se viktima e tij 11-vjeçare nuk kishte shenja dhune, nuk ishte detyruar apo kërcënuar. Në një tjetër rast, gjykata fillimisht tha se 28 vjeçari duhej të përballej me akuzat për ngacmim seksual dhe jo përdhunim, pasi viktima nuk ishte detyruar me forcë.Por, e njëjta gjykatë ndryshoi vendimin e saj muajin e shkuar, duke thënë se i akuzuari duhet të përballej me akuzat për përdhunim

Ligji ndryshon në shtete të ndryshme të Europës përsa i përket moshës limit për të nisur kontaktin seksual

14 vjeç: Austria, Gjermania, Hungaria, Itali, Portugalia

15 vjeç: Greqia, Polonia, Suedia

16 vjeç: Belgjika, Hollanda, Spanja, Rusia

17 vjeç: Qipro

Në Mbretërinë e Bashkuar, mosha ligjore e nisjes së aktivitetit seksual është 16 vjeç, por ka mbrojtje ligjore për fëmijët nën 13 vjeç të cilët nuk mund të kryejnë marrëdhënie seksuale.

Share With:



121 Views