Fton Ben Affleck të festojë me të dhe fëmijët, Jennifer Garner ka vetëm një dëshirë

Mund të mos ketë funksionuar, por ka qenë dashuri. Jennifer Garner, dy vjet pas ndarjes nga bashkëshorti dhe babai i fëmijëve të saj, nuk ka dalë ende me një burrë tjetër dhe as nuk e ndjen.

Ajo ka thënë në një intervistë që edhe pse të njohurit mundohen “ta rregullojnë” ajo u thotë ‘jo,faleminderit!’

Dhe meqë jemi këtu, Ditën e Falënderimeve, ka dashur ta kalojë me familjen sikur mos të ishte ndarë. Ka ftuar ish-bashkëshortin dhe mamanë e tij dhe për vete kishte vetëm një dëshirë, ta linin të gatuante.  Edhe pse e dëshpëruar, pasi ka treguar sinqerisht që nuk do e kishte zgjedhur këtë jetë për veten dhe familjen, aktorja ka thënë që po mundohen ta kalojnë këtë vështirësi.

Sa për ditën e djeshme, ajo nuk ka dashur që fëmijëve t’u mungojë babai.

“Mamaja e Ben-it, Chris do të jetë në qytet dhe bashkë me Ben-in do të merren me fëmijët, unë i kam gati të gjitha pajisjet që të luajnë bejsboll, futboll”, ka thënë Jennifer. Ben dhe Jennifer kanë tre fëmijë,  Violet, 11, Seraphina, 8 dhe Samuel, 5.

Share With:
Translate »
790 Views