Fuqia çudibërëse e masazhit, ja cilën pjesë të këmbës duhet të masazhoni tek fëmija sipas dhimbjes që ka

Siç mund ta dini një foshnje nuk ka mënyra të tjera për të komunikuar përveç të qarës, qoftë kur ka uri, vapë, ftohtë, dëshirë për përkëdhelje, dhimbje etj. Dhe të kuptoni arsyet nuk është e thjeshtë. Ju nevojitet kohë para se mund të arrini të dalloni llojin e të qarës, pikërisht për këtë sot po ju tregojmë një guidë dhe këshilla të cilat mund t’ju ndihmojnë për të qetësuar foshnjën tuaj. Sipas ekspertëve, masazhet janë shumë të këshilluara për të lehtësuar shqetësimin e një foshnjeje, por e dini cilat janë pikat kyçe të këmbës që duhet të masazhoni:1.Koka dhe dhëmbët: Foshnja juaj është në fazën e daljes së dhëmbëve? Provoni të masazhoni pjesën ku gjendet ngjyra vjollcë dhe do të arrini të lehtësoni dhimbjen e dhëmbëve ose të kokës.

2.Hunda: Në rast problemesh frymëmarrjeje, teshtime të vazhdueshme apo sekrecione masazhoni me kujdes këtë pjesë te këmbëve.3.Mushkëritë: Me ndryshimin e temperaturave fëmijët mund të vuajnë nga problemet me frymëmarrjen. Gjëja më e rëndësishme është të konsultoheni me mjekun i cili do t’ju jap trajtimin e duhur. Më pas mund të provoni të përdorni këtë masazh për të ndihmuar foshnjen tuaj.4.Dhimbjet e barkut: Pjesa e ngjyrosur me ngjyrë jeshile është e nevojshme për të lehtësuar dhimbjet e barkut dhe spazmat.5. Pjesa e sipërme e barkut: Masazhimi në këtë pjesë të këmbës ndihmon për të lehtësuar dhimbjen në pjesën e sipërme të barkut ose dhimbjet e stomakut.  

Share With:
Translate »
724 Views