Fustani i JLo bëri xhiron e botës, vajza e vogël vishet njësoj si këngëtarja dhe e surprizon në emision

Këngëtarja dhe aktorja e suksesshme, Jennifer Lopez ka marrë një surprizë shumë speciale në emisionin e mëngjesit ‘Despierta America’. Një fanse e saj është shfaqur në program e veshur si JLo gjatë premierës së ‘Second Act’, filmit të fundit ku aktorja është protagoniste.

Në fotot e publikuara me të voglën, Jennifer ka shkruar: “Kjo princeshë e vogël më vodhi zemrën këtë mëngjes”.

Siç duket pamja e saj është kthyer në frymëzim edhe për vajzat e vogla të cilat duan të duken si ajo. Filmi i fundit i JLO, ‘Second Act’ do shfaqet në kinema nga data 21 dhjetor.

Share With:
Translate »
898 Views