Fustani i Princeshës Eugenie ka një mesazh të fshehtë të mrekullueshëm në pjesën e pasme

Të gjithë po flasin për dasmën mbretërore të Princeshës Eugenie me Jack Brooksbank dhe detajet e ceremonisë madhështore.

Nga detajet me siguri të gjithëve u ka pëlqyer shumë fustani i bardhë i Eugenie i dezenjuar nga stilisti i famshëm Peter Pilotto dhe keni vënë re se nga mbrapa është mjaft i hapur sa për të treguar një pjesë të kurrizit.

Dhe ky fustan madhështor është dizenjuar enkas i tillë që të verë në pah shenjën e madhe që princesha ka në shpinën e saj. Një shenjë nga operacioni që ajo ka kryer në moshën 12 –vjeçare për të korrigjuar deformimin anormal të shtyllës kurrizore.

Princesha i ka kushtuar shumë kohë kësaj gjëje dhe mesazhi që ajo ka dashur të përcjellë sot ishte rritja e ndërgjegjësimit për gjendjen shendetësore dhe shenjat në trup.

Dhe ndryshe nga nuset e tjera që jemi mësuar të shohim princesha Eugenie nuk ka vendosur vello mbuluese pikërisht për këtë arsye.

“Unë mendoj se ju mund të ndryshoni mënyrën e të bukurës  dhe mund t’u tregoni njerëzve plagët tuaja “ – ka deklaruar më herët ajo.

Por Eugenie nuk është e vetmja anëtare e familjes mbretërore që ka një shenjë, gjithashtu Kate Middleton ka një shenjë të madhe nga një operacion i fëmijërisë në ndarjen e flokëve të saj dhe Princi William ka një shenjë në ballin e tij.

Share With:



144 Views