Gabime që prindërit bëjnë me të porsalindurit dhe si t’i shmangin ato

Sjellja në jetë e një fëmije mund të shkaktoj ankth dhe frikë për çdo prind. Nëse është fëmija i parë, frika për të bërë një gabim mund të jetë e madhe. Është e pashmangshme që mos të gabojmë dhe për të mos përsëritur më disa nga gabimet ,ja lista e disa prej gabimeve që bëhen nga nënat e reja me fëmijët:

1. Siguria e ulëseve të veturës

Disa prindër bëjnë gabim që nuk praktikojnë punë të ndryshme për kujdesin e foshnjave para se fëmija të vijë në jetë “Doktorët ju kërkojnë të vendosni fëmijën në një vend të përshtatshëm në makinë, sigurohuni që ta keni instaluar mirë ndenjësen para se të vendosni fëmijën “, tha pediatri Dr. Jennifer Shu, gjithashtu kërkoni dhe ndihmën e një tekniku për sigurinë e ulëses së fëmijës nëse është e nevojshme.

Një studim i vitit 2016 i rreth 300 familjeve, botuar në Journal of Pediatrics, zbuloi se 91% e atyre prindërve bënë gabime serioze gjatë instalimit të ulëseve të tyre të makinave ose vendosjes së të sapolindurve në ato vende, transmeton atsh. Tetëdhjetë e gjashtë për qind e këtyre gabimeve ishin në pozicionimin e të porsalindurit , dhe shumica e atyre gabimeve ishin “kritike” dhe rrisnin rrezikun e fëmijës për lëndime në ndonjë aksident.

Për të porsalindurit, prindërit duhet të sigurohen që koka e foshnjës së tyre të mos bjerë përpara, gjë që mund të kufizojë frymëmarrjen. Kjo përfshin instalimin e karriges në këndin e duhur për të mbajtur këmbët e foshnjës, me trupin e mbështetur në mënyrë që foshnja të mund ta kthejë kokën lirshëm dhe të marrë frymë normalisht.

2. Gjumi

Fushata kombëtare “Kthehu në gjumë” e vitit 1990 solli një vëmendje të madhe për SIDS, ose sindromën e papritur të vdekjes së foshnjave, dhe vdekjeve të tjera të lidhura me gjumin e foshnjave. Udhëzimet nga Akademia Amerikane e Pediatrisë insistojnë që çdo fëmijë duhet të fle në shpinë, në krevatin e tyre, pa ndonjë lodër apo mbulesë të butë. Gjatë dhe pas fushatës, vdekjet e lidhura me gjumin ranë ndjeshëm , por të dhënat e fundit tregojnë se rreziku vazhdon. Çdo vit, rreth 3.500 foshnja vazhdojnë të vdesin nga shkaqet që lidhen me gjumin.

Një studim i vitit 2015 nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka gjetur se një në pesë nëna raportojnë se foshnja e tyre të fle në anë dhe 39% e nënave thanë se përdorin shtratin e butë për fëmijën dhe flenë në të njëjtin shtrat me to .Por shumë prindër ende nuk e dinë se nuk duhet të zësh hapësirën e fëmijëve gjatë fjetjes , dhe nuk duhet të vendosni lodra apo sende shtesë në krevatin e fëmijës.

3. Ushqimi

Disa prindër të rinj bëjnë gabim duke lënë në gjumë foshnjën shumë të gjatë pa i dhënë ushqim, ndoshta për shkak të lodhjes dhe nevojës së tyre për të marrë pak pushim. Por ky është një gabim, thonë ekspertët.

“Javët e para, foshnja duhet të ushqehet … çdo dy deri në tre orë, edhe nëse nuk e kërkojnë”, tha Altmann . Sapo të kenë rifituar peshën e tyre të lindjes foshnja do të flejë tre deri në pesë orë pa u zgjuar për t’u ushqyer. Por në javët e para, foshnjat duhet ti zgjoni për ti ushqyer.

Nëse jeni duke bërë gjithçka të drejtë dhe fëmija juaj po rritet dhe zhvillohet mirë, tha Altmann, është krejtësisht e mundur që një foshnje të flejë gjatë natës i qetë gjatë 2 ose 3 muajt e parë. Disa foshnje që rriten me shpejtë gjatë muajit të tretë dhe katërt të lindjes fillojnë të zgjohen më shpesh dhe të ushqehen më shpesh.

4. Pozicioni i mbajtjes së foshnjës

Një nga gabimet kryesore që shumë prindër të rinj mund të bëjnë është dështimi për të marrë kohë që fëmija të ketë përçuar në stomak ushqimin siç duhet .

“Unë mendoj se shumë prindër të rinj janë të shqetësuar për trajtimin e porsalindurve të tyre,” tha Gannon. “Ata shpesh do të vënë fëmijën shpejt në krevat pasi të ushqehen sepse ata janë të frikësuar se nuk po e mbajnë atë siç duhet”,shtoi pediatri.

Ka disa teknika që mund të provohen derisa ta gjeni atë që më mira për fëmijën tuaj. Një nga teknikat më të njohura është sup-mbi-sup, ju vendosni fëmijën tuaj lartë në gjoksin tuaj me mjekër të mbështetur në shpatullën tuaj dhe fytyra e kthyer nga njëra anë, barku në mënyrë të vendosur kundër gjoks. Kjo është një teknikë efikase që fëmija të nxjerrë gazrat e tepërt që ka grumbulluar gjatë procesit të ushqyerjes. Kjo teknikë mund t’ju marrë 10 minuta kohë po në fund të ushqimit fëmija do të jetë i lumtur.

5. Procesi para ushqimit

Shumica prej nesh mendojnë se gogësima ose nxjerrja jashtë e gazrave të tepërt në organizmin e foshnjës bëhet pasi ha. Por ekspertët thonë se ju gjithashtu duhet të merrni kohë për të bërë që foshnja juaj të nxjerr gazrat përpara ushqyerjes.

“Përpiquni që fëmija ta bëj para gogësimën për të paktën dy minuta para se të filloj ndonjë ushqim,” rekomandoi Gannon. “Kjo ndihmon në eliminimin e problemeve të fryrjes dhe gazrave që shpesh kanë të porsalindurit në 30 ditët e para.”

“Nëse filloni procesin pa gaz në stomak dhe pastaj bëni një ushqim të mirë ata do të jenë shumë më të rehatshëm dhe shumë të lumtur dhe do të bëjnë një gjumë të qetë”, shtoi Altmann.

6. Gabimet në përzierjen e formulës ose ushqyerjes me gji

Bërja e një gabimi në matjen e formulës dhe ujit në përgatitjen e qumështit artificial ose në shishe ndoshta në praktikën e prindërimit të ri , tha Altmann. Përgatitja e ushqimit të foshnjës është një sfidë tjetër e nënave të reja dhe për ato që ushqejnë të vegjlit me gji. Pyetjet e shpeshta që nënat bëjnë gjatë ushqyerjes janë si po ushqehet fëmija , si po e përziem formulën, si e vendosëm në shishe etj. Gjithashtu probleme ka dhe gjatë ushqyerjes me gji për pozicionimin e fëmijës ,a po shton në peshë fëmija etj. Një ide e mirë e nënave që ushqejnë të vegjlit me gji është kontrolli me një konsulent për laktacion, nëse kanë ndonjë shqetësim ose dhimbje gjatë ushqyerjes së fëmijës, shpegoi Altmann. Gjithashtu rëndësi të veçantë ka kontrolli rregullisht me pediatrin tuaj për t’u siguruar që fëmija juaj të fitojë peshë në mënyrë të përshtatshme.

7. Kohë e kufizuar

Altmann thotë se një gabim për të ardhur keq që shumë prindër të rinj bëjnë – dhe vazhdojnë të bëjnë është rritja e foshnjave në ambiente të kufizuara në makina ,të ulur në restorante bashkë me to. Altmann zëdhënës i Akademisë Amerikane të Pediatrisë në shpjegoi se mos ndërveprimi me fëmijën mund të shkaktojë vonesa në gjuhë dhe çështje të tjera për shkak të mungesës së stimulimit.

“Kur fëmija juaj nuk është duke fjetur apo jo në makinën që udhëton, ata me të vërtetë duhet të jenë nën kujdesin e një prindi në ambientet e shtëpisë”, tha Altmann. “Ata nuk duhet të jenë të varfër, ata duhet të lëvizin, të shtrihen, pra të bëjnë lëvizjet e nevojshme që i duhen për një rritje të shëndetshme.

8. Temperatura

Temperatura te të sapolindur mund të jetë serioze. Nëse fëmija juaj është më pak se tre muaj dhe vërehet një temperaturë e lartë dhe ethe ,telefononi menjëherë pediatrin ose mjekun tuaj. Por kur është fjala për ethe në foshnje dhe fëmijë pak më të rritur kjo, këshillë është më komplekse.

“Për foshnjat më të rritura , zakonisht prindërit s’duhet të frikësohen nga ajo që thotë numri i termometrit”, shpjegoi Altmann. “Në vend të kësaj, shikoni me kujdes fëmijën tuaj që të kuptoj se çfarë po ndodh me ta, sepse jo çdo ethe duhet të trajtohet”.Shikoni fëmijën tuaj dhe vëzhgoni. A kanë pirë lëngje? A janë ata të lumtur dhe luajnë? A po flenë mirë? A kanë ndonjë vështirësi frymëmarrjeje? Këto janë pyetjet për të pyetur veten, tha Altmann. Ekspertët thonë se shumica e etheve janë të padëmshme dhe ka të ngjarë të rezultojë nga një infeksion i butë.

9. Temperatura e duhur për foshnjën në shtëpi

Një shqetësim tjetër për prindërit është se sa i ngrohtë apo i ftohtë duhet të jetë ambienti i shtëpisë për fëmijën . Temperatura e ambientit varet nga koha e vitit dhe izolimi i shtëpisë, por në përgjithësi shumë prindër e mbajnë fëmijën shumë të ngrohtë. Fëmijët këshillohet të qëndrojnë në një ambient me temperaturë konstante e jo të veshur trashë. Lëkura e foshnjës duhet gjithmonë të jetë e ngrohtë, jo e nxehtë apo e ftohtë, në kontakt. Të sapolindurit nuk kanë qarkullim të mirë në fillim, kështu që të kenë duart dhe këmbët e ftohta është normale.

10. Marrja e të sapolindurve në vende të mbushura me njerëz

Disa prindër duan të marrin të porsalindurin e tyre në ambiente të mbushur me njerëz .Kjo mund të jetë një gabim, thanë ekspertët.”Më shqetëson pak kur shoh të sapolindurit në ambiente me shumë dhe sidomos gjatë sezonit të ftohtë dhe të gripit”, tha Altmann.

“Dy muajt e parë të jetës së fëmijës suaj, ju duhet t’i mbroni nga ekspozimi ndaj mikrobeve dhe njerëzve që janë potencialisht të sëmurë. Sistemi imunitar i fëmijës suaj është i dobët dhe vazhdon të rritet dhe të zhvillohet”.

Kjo nuk do të thotë që ju nuk mund të largoheni nga shtëpia, megjithatë. Ekspertët nxisin shëtitjet e përditshme dhe thonë se është mirë të uleni në oborrin e shtëpisë tuaj ose në ballkon.

Share With:



39 Views