‘Garë me babin’, Florian Agalliu me sportivitetin e familjes së tij

Nuk e dimë se sa vite i ka por nuk duhet shumë për të kuptuar se babai i moderatorit Florian Agalliu që është në moshë të thyer, ka një fizik të paparë.

Me sa duket, moderatori i cili shpesh tregon pasionin që ka për t’u stërvitur, e ks trashëguar dashurinë për palestrën nga i ati.

Ai ka zbuluar madje se tashmë e ka mënyrë jetese palestrën dhe të mbajturit të trupit në formë. Mëngjesi i sotëm për moderatorin është shumë i veçantë, të paktën kështu duket nga fotot e publikuara prej tij.

Me anë të disa fotove ai ka zbuluar se ka filluar të stërvitet me të atin dhe se ky i fundit ka bërë 100 pompa.

 “Në garë me babin”, shkruan Floriani me shaka.

Share With:
Translate »
1118 Views