Gazetari dhe komentatori i sportit bëhet baba për herë të parë dhe sapo publikoi foton e parë të vogëlushes

Ditën e sotme gazetari dhe komentatori i njohur i Digitalb, Alban Xhihani është bërë baba për herë të parë.

Ai dhe bashkëshortja e tij, Isida kanë bekuar dashurinë e tyre me ardhjen në jetë të një vajze.

Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë gazetari nëpërmjet një fotoje në Instagram, ku shihet dora e vogël e vajzës.

I bekuar. Kryevepra ime” shkruan Albani përkrah fotos.

Emri i saj akoma nuk është bërë i ditur.

Share With:
Translate »
449 Views