Genci marton vëllain, Eni e quan nusen motër! (pamje nga festa)

Në nëntor të vitit të kaluar, Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj kurorëzuan me fejesë lidhjen e tyre të dashurisë dhe që prej atëherë, ata shfaqen kudo bashkë pa u ruajtur më nga sytë e publikut.

Tashmë që gjërat mes tyre janë bërë familjare, sigurisht që Eni s’mund të mungojë në gëzimet familjare të Gencit. Vëllai i reperit, Orges Prelvukaj, kurorëzohet me martesë me partneren e tij Nora Kasneci, e cila ka organizuar një festë të çmendur beqarie mes femrash.

Nëpërmjet disa fotove e videove të publikuara në Instastory, Eni ka ndarë me ndjekësit e saj disa prej momenteve më të bukura nga mbrëmja ku vajzat kanë kërcyer, kanë pirë e janë argëtuar pa masë.

Ato kanë organizuar lojra të shumta me nusen e ardhshme, ndërsa Eni shfaqej e lumtur në shoqërinë e kunatës së saj, me të cilën mesa duket shkon shumë mirë.

Share With:
Translate »
1410 Views