Gënjeshtra që Kim i tha North-it, frymëzoi Kanye-n për atletet e reja që do të nxjerrë në treg

Kim Kardashian njihet për gënjeshtrat e bardha që iu thotë familjarëve të saj për të dalë nga situata. Edhe këtë herë ka zgjedhur të thotë një gënjeshtër të bardhë që ta bindë të bijën të vesh atletet Yeezy. Një një postim në Twitter, ditën e djeshme, ajo ka treguar se i ka thënë North-it t`i vishte atletet, pasi ndriçonin në errësirë.

“Fakt komik: Po mundohesha të bindja North-in të vishte atletet Yeezy duke i thënë se ndriçojnë në errësirë. Gjithsesi më bëri të fikja dritat që t`i testonte. E kuptoi që po gënjeja, por Kanye ishte në telefon dhe më tha të mos shqetësohesha, pasi do t`i bënte”.

Një ditë më parë, Kanye ka postuar foton e atleteve që ndriçojnë në errësirë duke shkruar se mezi priste të dilnin në shitje. Tani North mund t`i veshë atletet që ndriçojnë në errësirë!

Share With:



342 Views