George Clooney padit fotografët që cënuan privatësinë e binjakëve në shtëpinë e tij

Kur bëhet fjalë për fëmijët duhet se dhe personazhet më të famshëm nuk tolerojnë. Privatësia është e shenjtë për ta, e sidomos për pasardhësit e tyre. George Clooney thotë se fotografët që botuan fotot e tij me gruan duke përkundur binjakët e tyre të porsalindur, do të ndiqen penalisht. Clooney tha se fotografët kapërcyen një gardh, u ngjitën nëpër pemë dhe fotografuan në mënyrë të paligjshme fëmijët, që ishin brenda perimetrit të shtëpisë së tyre. Ai tha se për shkak të sigurisë së fëmijëve, fotografët, agjencia e fotografëve dhe revista do të përballen me ndjekje penale. Revista franceze “Voici” botoi fotografitë e binjakëve, Ella dhe Alexander, të lindur në Londër më 6 qershor. Fotografitë u bënë në shtëpinë e çiftit Clooney në rajonin Lombardia të Italisë. Revista thotë se fotot janë të parat që bëhen publike për binjakët.

Share With:
Translate »
1178 Views